Rasti i fotografisë tronditëse, Veseli takon sot krerët e sigurisë dhe hetuesisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të takohet sot me krerët e sigurisë dhe hetuesisë.

Kjo pas skandalit të publikimit të fotografisë tronditëse gjatë ditës së djeshme nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e cila pretendonte se e njëjta ishte fotografi nga dhunimet që janë bërë nga forcat serbe në Kosovë.

E njëjta doli të mos jetë e vërtetë, teksa ajo raportohet se është shkrepur diku në Irak në filma për të rritur.

Sidoqoftë, lajmi.net ka mësuar se Veseli do të takohet me krerët e hetuesisë dhe sigurisë gjatë ditës së sotme.

Një takim të tillë ai e ka paralajmëruar edhe mbrëmë në një paraqitje televizive në Klan Kosova.

Ndonëse nuk dihet se në sa ora do të zhvillohet ky takim, Veseli pritet që nga të parët e sigurisë dhe hetuesisë të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij rasti.