Ismail Tasholli

Rasti i djalit të drejtorit të AKI: Ka mundësi edhe t’ia montonte dikush prej armiqve

Duke folur për ‘Rastin Maxhuni’, filozofi Ismail Tasholli, ka thënë se Institucioni i AKI-së është lënduar në kuptimin që ka humbur kredibilitetin e vetë me këtë ngjarje, njofton Klan Kosova.

‘Nuk besoj që ka faj babai, por megjithatë është ai kredibiliteti i një Institucioni të ndjeshëm si AKI’, tha Tasholli në emisionin Zona B në Klan Kosova.

‘Mos të harrojmë që ndoshta një dorëheqje e Maxhunit kishte me qenë e frytshme’.

‘Nuk guxojmë ta fusim perspektivën e pedagogjisë për me problematiku këtë fenomen që ka ndodhur me familjen Maxhuni. Mendoj që individualizmi është ajo që thërret në përgjegjësi. Kur kalon moshën madhore më nuk ke përgjegjësi’.

‘Ai djalë është i rritur dhe ka përgjegjësi për çdo veprim që e bën. Në aspektin juridik, etik por edhe moral, ai është i vetëdijshëm’.

‘Janë terrene super hipotetike ku gjithkush ka të drejtë, është kjo lehtësia që ndërtohet mbi terrenin hipotetik. Ka mundësi edhe t’ia montonte dikush prej miqve apo armiqve. Nëse ai ka qenë i dobët përball këtyre kurtheve është problem i tij por përdorimi politik që po i bëhet figurës së tij është e padrejtë sepse është e pamoralshme pa pritur së paku disa gjëra të sqarohen ose ta presim një lloj zbardhje’.