Shkodran Nikçi

Rasti i dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria – arrestohen dy persona në Pejë

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “dhunimit”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë Nikçi.

E njëjta ishte raportuar si e zhdukur ditë më parë.

Edhe Policia e Kosovës kishte njoftuar në raportin 24 orësh para dy dite, se është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur.

“Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e policisë.