Dhuna në familje

Raportohen tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Pejës dhe tre raste të tjera në rajonin e Gjakovës.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje është sulmuar nga djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Bresje të Prishtinës, është arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se në Pejë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, i cili ende është në arrati ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Në Istog, një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, i njëjti e kishte demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë, një femër ka raportuar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht. Po ashtu edhe në këtë rast i dyshuari ende është në arrati.

Në Malishevë Policia e Kosovës ka bërë të ditur një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Malishevë është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.