Range Rover paralajmëron në mënyrë interesante modelin e ri

Range Rover më 2015 njoftoi për një seri të skulpturës me tela në madhësi të automjeteve, dhe tash ka paralajmëruar edhe premierën e modelit të dytë të gjeneratës Evoque.

Maketet prej teli me madhësi natyrore ofrojnë një pasqyrë në hartimin e jashtëm të makinës së ardhshme, e cila padyshim që do të jetë evolutive krahasuar me modelin aktual. Tani për tani, dihet se gjenerata e re do të bazohet në një platformë të zgjeruar mekanike të modelit ekzistues.

Pritet që crossover i ri do të ketë distancë më të madhe mes boshteve dhe të jetë pak më i gjerë se sa tani, kështu që pasagjerët të kenë më shumë hapësirë në kabinë.

Makina do të ketë motorë benzinë dhe dizel me 4 cilindra, dhe spekulohet edhe për versionin hibrid me një motor me tre cilindra 1.5 benzinë dhe motor elektrik.

Evoque e parë është shitur në më shumë se 750,000 kopje që nga debutimi në vitin 2011, kështu që brezi i ardhshëm do të ketë detyrën të vazhdojë me paraardhësin e tij.

Range Rover Evoque për 2019 do të ketë premierë botërore më 22 nëntor në Londër, kur do të publikohen fotografitë dhe detajet teknike të kësaj makine.