Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar sot me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, takimi është zhvilluar në ambasadën amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Haradinaj ka njoftuar se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe agjendën e vizitës së tij në SHBA për javën e ardhshme.

“Sot në mesditë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë takova Ambasadorin Philip Kosnett për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe agjendën e vizitës sime në SHBA për javën e ardhshme. Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-të”, tha Kryeministri Haradinaj.