Ramush Haradinaj përkujton protestat studentore të 1 tetorit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar protestat studentore të 1 tetorit.

Këto protesta rinore ishin shumë të rëndësishmë në kauzën kombëtare me çfarë vazhdoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Poashtu, Haradinaj ka uruar studentët dhe profesorët për fillimin e vitit të ri akademik. /Ballkani.info/

loading…