Ramush Haradinaj kujton të rënët nga Deçani: Qyteti i parë që pësoi nga dora e agresorit të egër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi të rënët e Deçanit.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për sakrificën e të rënëve për këtë vend.

“Deçani! Qyteti i parë që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar më tutje, pavarësisht sfidave. Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.