Kryetari i AAK-së

Ramush Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.

Haradinaj ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira, njofton Klankosova.tv.

“Lamtumirë baci Ali! Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.