Ramush Haradinaj bëhet kumbar i dy vajzave

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë kumbar i dy vajzave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka bërë të ditur se i ka ndarë medalje familjes post mortem.

Postimi i plotë:

Familja është themeli i çdo shoqërie, kombi e shteti. Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Gjakovë në familjen e Nesim Bakisë.
Së bashku me Aniten, ndamë momente të këndshme me nikoqirët, Vlerën e Beratin. Nga sonte po ashtu, jam kumbar i vajzave të tyre, Nina dhe Dria.
Në kujtim të miqësisë time me Blerimin e ndjerë, kam ndarë një medalje post mortem, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Familjen Bakija, e falënderoj për mikpritjen!

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2166198080171261