Ramush Haradinaj dekoron Halil Kastratin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dekoruar sot humanistin Halil Kastrati.

Nëpërmjet një postimin në Facebook, Haradinaj ka shprehur falënderime për punën dhe kontributin e tij.

Kryeminsitri shprehu gatishmërinë për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

Postimi i plotë:

Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati.

Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt.