Ramush Ahmetaj, luftëtar dhe biznesmen i suksesshëm, tash kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, sot ka qëndruar në Prekaz.

“Nisëm rrugëtimin Për Kosovën Fituese 137. Prekazi është vendi ku u shënua kthesa më e madhe në historinë e re të Kosovës dhe nuk ka më mirë që nga ky vend të nisim rrugëtimin tonë për një Kosovë më të fuqishme e prosperuese për qytetarët tanë. Të gjithë e kemi obligim që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese më 9 shkurt”, ka shkruar ai.

Ahmetaj në zgjedhje garon me numrin 109. /Ballkani.info/