Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka marrë mbështetje sot nga bashkëluftëtarët e njohur të tij, tash biznesmen të suksesshëm në Prizren, Lulzim Kabashi dhe Kushtrim Hasanaj.

“Poashtu në këtë tubim mbështetës për Kosovën fituese me ne është edhe njëri nga drejtorët më të suksesshëm të kompanisë “Vita” të Pejës, Kushtrim Tigani dhe Isa Dervishaj, fermer i fuqishëm në Dukagjin, të bashkuar me të gjitha forcat në përkrahje të pathyeshme, për Kosovën fituese 137 dhe për Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovë. Përkrahja juaj është forca jonë, Vazhdojmë përpara drejt fitores së madhe”, ka shkruar Ahmetaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ahmetaj kandidon me numër 109.

Postimi i plotë: