Ramsey pranon ofertën e Juventusit
Aaron Ramsey do të kalojë si transferim i lirë te Juventusi gjatë verës së ardhshme, atëherë kur i skadon kontrata me Arsenalin.
Besohet se uellsiani ka pranuar ofertën prej 10 milionë eurove për stinor me “Zonjën e Vjetër”.
Ramsey pritet të largohet nga “Emirates” pasi që klubi londinez nuk i ka ofruar kontratë të re mesfushorit.
Për Ramseyn interesim ka shfaqur Bayern Munichu e Milani.
Mesfushori ka 350 paraqitje me Arsenalin ku ka shënuar 59 gola që prej transferimit të tij nga Cardiff City për 7 milionë euro në vitin 2008.