Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të përfundohet.

Janë bërë pothuajse tre javë që kur u pezulluan punimet në rrugën Deçan-Plavë.

Si shkak i pezullimit të këtyre punimeve, u bë kundërshtimi i Manastirit të Decanit.

E pikërisht kjo cështja e objekteve fetare ortodokse ishte një ndër pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua nga delegacioni i Kosovës.

Aty parashihet që të dy palët të zotohen që do të mbrojnë vendet fetare dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore lidhur me Kishën Ortodokse Serbe.

Por, një zotim i tillë po shifet si politikë nga kryetari i komunës së Deçanit.

Bashkim Ramosaj, po zotohet se kjo rrugë do të bëhet.

Ramosaj ka komentuar edhe vendimin e gjykatës kushtetuese mbi zonat e mbrojtura.  

E aktivistë të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar këtë vendim, ndërsa e ka cilësuar si vendim politik e si të dëmshëm për qytetarët e kësaj komune.

Adem Lushaj ka thënë se do të insistohet deri në fund për ndërtimin e kësaj rruge, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e protestave për ndërtimin e kësaj rruge.

Më 19 gusht janë pezulluar punimet e rrugës afër Manastirit të Deçanit, ku 5 km të kësaj rruge është e pa asflatuar.