Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar pas takimit që pati me të parin e Qeverisë, Avdullah Hotin.
Ramosaj ka shkruar në Facebook se pas temave të ngritura, Deçani ka filluar të ketë vëmendjen e duhur.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga Hoti që në një afat të arsyeshëm ta bëjë zgjidhje për ndërtimin e rrugës.
“Kam zhvilluar takim me Kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës”, ka shkruar ai.







