Ramiz Lladrovci për herë të dytë bëhet gjysh

Sot, ka gëzim në familjen e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sepse, reja e tij Elena, ka lindur djalë të cilit ia kanë vënë emrin Lekë. Si gjysh për herë të dytë, ndjehem shumë i lumtur.

Kujtimet dhe trashëgimia që kemi, do të ruhet e përcillet më tej, ndër breza, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në fb i Ramiz Lladrovcit:

Sot, familja jonë u shtua. Elena dhe Driloni kanë djalë, Lekën. Gëzimi ynë është i pamatshëm, edhe Elena, edhe Leka janë mirë. Si gjysh për herë të dytë, ndjehem shumë i lumtur. Kujtimet dhe trashëgimia që kemi, do të ruhet e përcillet më tej, ndër breza. Elenë, Drilon, Lekë, paçi lumturinë!