Ramiz Kelmendi: Ne në Kosovë jemi më të pasur, se mërgimtarët që jetojnë në Gjermani

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se në Kosovë bëhet jetë më e mirë sesa në Gjermani.

Sipas Kelmendit edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në Gjermani, kur vijnë në Kosovë e shijojnë jetën shumë më mirë, shkruan Reporteri.net.

“Shumica e të rinjve mendojnë se në Gjermani jetohet, se ata kanë një jetë shumë të mirë. Ju e dini që ne në Kosovë, jemi shumë më të pasur se ata në Gjermani. Jetën që e bajmë ne në Kosovë, ata në Gjermani as që e shohin andërr. Kur vijnë mërgimtarët toanë, ata këtu bajnë jetë, atje hekin keq, për arsye se duhet me punu. Atje kur të shkojsh prej pune, veç duhet me pushu se nuk munesh me folë, nuk munesh me dalë”, ka thënë ai në ATV.