110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri janë kthyer javën e kaluar në Kosovë. Kthimi i tyre u bë nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan. Kthimi në Kosovë i tyre ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA.

Politikani Fuad Ramiqi ka folur në emisionin Pressing në T7 për kthimin e këtyre kosovarëve. Ai ka treguar se gratë që kanë qëndruar në Siri nuk kanë marrë pjesë në asnjë luftë.

“Nuk besoj që gratë e Kosovës kanë luftuar në Siri. Burrat ndoshta kanë marrë pjesë në ndonjë lufatë, ama gratë jam i sigurt s’kanë marrë pjesë në ndonjë lufte”, ka thënë Ramiqi.

Ai thotë se nuk duhet te flitet në përgjithësi për njerëzit që kanë qëndruar në Siri.

“Nuk mund të flasim më paragjykime për ta ose edhe më përgjithësime. Ka pasur edhe nga to që kanë dashur te kthehen në Kosovë por kanë pasur frikë nga burgu”.