Ramadani: E kemi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për ushtrinë (VIDEO)

Tranformi i FSK-së është preokupimi kryesor i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës dhe një ndër prioritetet e autoriteteve të Prishtinës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku delegacioni kosovar po qëndron në SHBA, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka theksuar se Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si aspektin strukturor, po ashtu edhe stërvitor.

Tri ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri do të procedohen të hënën nga Kryesia e Kuvendit në seancë plenare për t’u votuar.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve për ta përfunduar sa më parë këtë proces. /Ballkani.info/