Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar edhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Si takimet me krerët e partive tjera, edhe takimi Rama-Pacolli po mbahet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.
Pas Kurtit, Rama takoi të parin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nisma-s Socialdemokrate, Fatimir Limaj.







