Rama: Nga nesër mbyllen Pub-et, palestrat dhe vende ku grumbullohen njerëz

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e nesërme do të mbyllen Pub-et, palestrat dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz. Në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirusit,

Lokalet dhe restorantet do të vijojnë të jenë hapur, por Rama tha se duhet të reduktojnë numrin e tavolinave.

“Restorantet nuk do mbyllen, por do modifikohet numri i tavolinave, duke krijuar një distancë prej 2 metra. Nuk do të ketë asnjë ndërprerje importi apo eksporti. Nuk do të ketë probleme me furnizimin me ushqime. Nuk do të ketë as probleme në transportimin e mallrave”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, nga nesër nuk do të ketë shërbime në sportele. “Disa punonjës të administratës do të punojnë nga shtëpia“, tha Rama. “Nuk do të ketë shërbime në sportele për aplikimet që nga nesër“, tha Rama. “Atë pjesë të administratës që mund të pounojë nga shtëpia, që nesër do ta dërgojmë në shtëpi”, vijoi kreu i qeverisë.