Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e filloi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, duke thënë se mbledhja e gjashtë e dy kabineteve mbahet në Tiranë, me rastin e 100-vjetorin e pavarësisë së kryeqytetit shqiptar.

Rama ka deklaruar se ambicia e tij është heqja e plotë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij dy qeveritë duhet të intensifikojnë punën dhe krijojnë databasë të përbashkët për kontrollim në kohë reale hyrje-daljet.

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të Bashkimit Europian në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion, shëndrrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”, ka thënë Rama.

14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen:

Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19.