Rakiq-Vuçiqit: Do të mbrohemi me çfarë kemi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka filluar takimin me liderët serbë në Kosovë.

Takimi po mbahet në Rashkë, derisa aty po marrin pjesë edhe shumë qytetarë serbë të cilët po ankohen kinse për “gjendjen e rëndë të tyre”.

Ky takim vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës në gjithë vendin për luftimin e kontrabandës.

Ministri Goran Rakiq i ka thënë Vuçiqit se “do të mbrohemi me çfarë kemi”.