Rakiç voton për zgjedhjet në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiç ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai ka votuar në shkollën “Mihailo Petrovic”, në Veri të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.