Analisti

Raci provon sërish të bëhet analist, i serviloset Sveçles

Gazmir Raci, kishte qenë dikur një prej 2000 këshilltarëve të qeverive të kaluara, duke shërbyer tek Edita Tahiri. Pasi që VV, e mori pushtetin, ai ka provuar të paraqitet si analist – deri më tash pa sukses. Mediat vazhdojnë të mos e trajtojnë si të tillë.

Së fundmi, e ka bërë përpjekjen e radhës përmes një postimi duke iu servilosur ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Mobilizimi për pushtet vs Mobilizimi per shtet!”, ka shkruar ai në Facebook teksa ka komentuar fotografi të postuara nga Ministrat Sveçla e Krasniqi dhe të kreut të LDK’së Lumir Abdixhikut me bashkëpunëtorë.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut