Dorëzohet Juventusi

Rabiot insiston të transferohet te Barcelona

Juventusi humb betejën në merkato me Barcelonën, përsa i takon kartonit të Adrien Rabiot, të Paris Saint Germanin, një prej objektivave kryesor të bardhezinjve për mesfushën.

Katalanasit kanë mposhtur konkurrencën e “Zonjës së Vjetër” dhe për momentin janë në “pole position” për të siguruar mesfushorin francez.

23-vjeçari është në fund të kontratës me skuadrën franceze dhe nuk ka aspak ndërmend të rinovojë me ekipin e drejtuar nga gjermani Tuchel.

Me shumë mundësi në verë, kohë kur i skadon kontrata, Rabiot do të vihet nën urdhrat e trajnerit Valverde, me Barcelonën që i garanton një pagë goxha të majme dhe mundësi për sukses.