Komuna e Middlesbrough, në Britaninë e Madhe, është turpëruar nga qytetarët e saj, pasi që ata u detyruan të vizatojnë penis në rrugë, për t’ia tërhequr vëmendjen se gropat nuk po trajtohen si duhet.
Një person i panjohur, ka vizatuar disa penisë, në të gjitha gropat e lagjes së tij, për shkak se komuna nuk i ka marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, për t’i mbyllur gropat.
Banorët, sipas Metro.co.uk, janë ndier të kënaqur, për shkak se njëri nga qytetarët, e ka gjetur një mënyrë shumë kreative për t’ia zgjidhet hallin e tyre.
Ndërsa këtë të premte, siç duket, komuna ka reaguar, ku edhe në faqen e kësaj të fundit, janë postuar fotografi të gropave tashmë të mbyllura.

Ndërsa një banorë, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha: “Tani e tutje, komuna do ta ketë nga një penis të vizatuar në tokë, kudo që ka gropa për në qytet. Nëse kjo është mënyra e vetme, atëherë kështu do vazhdojmë”.
