Historiani Durim Abdullahu ka treguar një rrëfim të padëgjuar për një bisedë që e kishin zhvilluar anëtarët e familjes Jashari para se ta nisnin betejën e lavdishme të marsit.
Në fillim të muajit mars anëtarët e familjes Jashari kishin folur në telefon me kode për armatim e municion, por ishin të bindur se jehona e rezistencës së tyre do ta përshkonte çdo cep të botës, ashtu siç edhe ndodhi.
Abdullahu tregon bisedën në mes Rifan Jasharit dhe Hamzës:
“‘Qysh jeni me idare, a keni pallta a keni kokrra të kollamoqit’ e pyeste nga Gjermania baci Rifat në telefon Hamzën me një gjuhë të kriptuar në mes tyre, ku palltat ishin armët e kokrrat e kollomoqit ishin municionet. E përgjigja e Hamzës erdhi po në telefon drejtuar të birit të tij Bekimit me 2 mars kur i kishte thënë ‘a e mban men çka ka thënë Tahir Meha që kur të luftojë unë kanë me shkru 7 gazeta e kur luftojmë na ka me marrë vesh krejt bota’”, ka treguar Abdullahu në akademinë përkujtimore në 26 vjetorin e Epopesë sëUÇK-së.
Ndryshe lufta në mes familjes Jashari dhe forcave paramilitare serbe nisi me 5 mars dhe vazhdojë me 6 e 7 mars derisa të gjithë anëtarët e familjes Jashari u vranë. Këto data shënojnë krenarinë më të madhe në historinë e Kosovës pasi rezistenca e familjes Jashari krijojë mobilizim në të gjithë Kosovën për ta nisur luftën deri në fitore./Ballkani.info/
@ballkani.info "Kur luftojmë na ka me marrë vesh krejt bota" historiani Durim Abdullahu tregon një fragment bisede mes Hamëz Jasharit dhe djalit të tij Bekimit #ademjashari #kosovo #viral #uck ♬ original sound – Ballkani.info







