Qindra peshq të ngordhur dalin mbi sipërfaqen e Drinit të Bardhë(VIDEO)

Klina shquhet për pejsazhin dhe natyrën e rrallë, duke qenë një nga vendet më atraktive në Kosovë, e atë më të veçantë e bëjnë pikërisht dy lumenjtë që kalojnë përmes qytetit, Drini i Bardhë dhe lumi Klina.

Këta lumenj përveç atraksionit, shërbejnë edhe për peshkim, ku shumë peshkatarë nga e gjithë vendi, vijnë të relaksohen dhe të shijojnë peshkun e kësaj pjese të vendit.

Por, gjatë ditës së sotme, Drini i Bardhë është vërshuar nga peshq të ngordhur, ku ata kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit. Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar ngordhjen e tyre, por kjo mund të krijojë rrezik si tek qytetarët që jetojnë përreth lumit, ashtu edhe për peshkatarët
https://www.dailymotion.com/video/x73086f