Qeveria

Qeveria themelon Komision për trajtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është aprovuar propozim-vendimi për themelimin e Komisionit ndër-institucional për trajtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet që i dalin si pjesë e aleancës kundër terrorizmit, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se këtë javë priten edhe diskutime tjera se sa ka Kosova kapacitete të përballet me këto probleme.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë 29 mijë e 907 euro për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit të Heronjve, Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.