Qeveria tërheq projektligjin për financimin e partive

Qeveria e Kosovës e ka tërhequr projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është miratuar në Kuvend në lexim të parë.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta të opinionit. Lidhur me rastin, përmes protestave, organizata të shoqërisë civile kishin kërkuar tërheqjen e këtij projektligji.

Tërheqjen e këtij projektligji e kishte kërkuar edhe Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

loading…