Qeveria merr vendim për kushtet e naftëtarëve

Qeveria e Kosovës, ka marrë një vendim që të përcaktoj çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Në këtë vendim thuhet se me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të ç’rregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, përcaktohen
çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë.

Masat e të cilat i ka vendosur qeveria janë:

1.1. Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes;

1.2. Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës ka obliguar të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 % të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente.

Ky vendim do të jetë fuqi që nga 2 mars deri më 31 maj të këtij viti.