Qeveria mbylli çerdhet, PSD-ja u dërgon cuculla para derës

Në një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës sot janë vendosur dhjetëra cuculla të foshnjave.

Ky aksion është zhvilluar nga PSD-ja, e që ka lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e çerdheve.

PSD-ja e ka quajtur të gabuar vendimin për të mbyllur çerdhet, duke ditur se shumë nëna rrezikojnë vendin e tyre të punës.

Mirëpo, duhet theksuar se në vendimin e Qeverisë thuhet se, pas mbylljes së çerdheve, njëri prind duhet të lirohet nga puna për t’u kujdesur për fëmijët.

Ndryshe, Qeveria ka vazhduar masat që hyn në fuqi nga fundi i gushtit dhe vendosën që të njëjtat të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Përveç masave të mëhershme, u vendos të mbyllen edhe çerdhet.