Qeveria fut veriun e Kosovës në zonën e kuqe

Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar nga sonte masat për parandalimin e coronavirusit.  Pas shumë kritikave në të masave të reja qeveria ka futur në zonën e kuqe edhe katër komunat veriore të Kosovës të banuara kryesisht me serb.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi sonte.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zona janë 14 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:
Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

deri sot në zonën e kuqe kanë qenë Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Novobërda, Ferizaj, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja dhe Mitrovica e Jugut .

Qeveria ka vendosur që komunat të cilat janë në zonë të kuqe të hynë në orë policore dhe të u ndalen veprimtaritë ekonomike nga ora 19:00 deri në 05:00,

Operatorët ekonomik në ‘zonën e portokalltë’ kanë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomët kanë të drejtë pune deri në orën 18:00 me shërbim ‘merr me vete’ ose me porosi.

Ndërsa komunat në zonën e gjelbër kanë të drejtë të shfrytëzojnë transportin publikë deri në 50% të kapaciteteve, gastronomet mund të punojnë deri në ora 20:00 vetëm me shërbim ‘merre me vete’ ose me porosi.