Qeveria formon grup punues për vetingun

Qeveria e Kosovës ka votuar me shumicë të votave për themelimin e grupit punues që do të hartojë një raport përfundimtar për Vetingun.

“Grupi i propozuar është gjithëpërfshirës, pasi që anëtarë janë të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, përfshirë partnerët tanë strategjikë”, tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Përfaqësues nga grupi i eskpertëve, këshilli gjyqësor dhe prokurorial, zyra e kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia kundër Korrupsiont, Policia, AKI, dhe nga Oda e Avokatëve, shoqëria civile dhe ekspertë tjerë”, ka thënë Selimi duke bërë të ditur se përfaqësues do të ketë edhe nga ambasadat.

“Deri në muajin tetor ky grup do të përgatisë raportin përfundimtar mbi skenarët e reformës së sistemit të drejtësisë. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë me të cilën qeveria do të procedojë tutje”, ka shtuar ai.