Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 64-të të paralajmëruar, pritet të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Nga Qeveria e Kosovës thonë se sanksionet do të jenë në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sanksionet e ShBA-ve kundrejt Rusisë përfshijnë ndërprerjen e lidhjes me sistemin financiar të SHBA-ve me disa nga bankat më të mëdha në Rusi, kufizime të borxhit të enteve kryesore ruse, sanksione të bllokimit të plotë të elitave ruse dhe familjarëve të tyre si dhe kufizime për blerjen e aparaturave dhe softuerve amerikanë nga qeveria ruse dhe Ministria e Mbrojtjes.

BE-ja zgjodhi të mos e sanksionojë vetë Putinin, por në vend të kësaj, të fusë në listën e zezë të gjithë anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus që votuan në favor të njohjes së rajoneve të shkëputura, duke ngrirë çdo pasuri që ata kanë në BE dhe duke i ndaluar ata të udhëtojnë në bllok.