Qeveria e konfirmon mbledhjen e sotme në orën 19:00

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, e ka konfirmuar mbledhjen, ndonëse nuk janë dhënë informata për arsyen e thirrjes së këtij takimi.

Qeveria kishte miratuar masat Anti-Covid më 5 prill, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 7 prill dhe janë të vlefshme deri më 18 prill.

Ndër masat e miratuara nga Qeveria ishte edhe kufizimi i shërbimeve të lokaleve të gastronomisë.

Po ashtu, janë mbyllur qendrat tregtare dhe lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00 është e ndaluar.

Në një takim që kane pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me kryetarët e komunave, është vendosur që nga e hëna e 19 prillit të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare.