Qerkini, Kurtit: Mbyllma gojën me plan program konkret për të pagjeturit

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini i ka dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti duke e vlerësuar me ZERO punën e qeverisë për zbardhjen e fatiti të të pagjeturve.

“O kryeministër je ekzekutiv, i ki organet ekzekutive, o kryeministër dilju familjarëve hakut për çka edhe je zgjedh për çka edhe ke premtu përndryshe mos mendo se ne do të ndalemi deri të zbardhet fati i të pagjeturve”, tha Qerkini.

Po ashtu Bajram Qerkini, në një intervistë për Gazetën Insadjeri I ka kërkuar Kurtit Kurtit plan program konkret për të pagjeturit.

“Mbyllma gojën me plan program konkret. Ama ta shoh plan programin, mbyllma gojën burrë. Përndryshe nuk do të heshtim deri të zbardhet fati i të pagjeturve”, ka deklaruar Qerkini./Gazeta Insajderi/