‘Qentë le t’lehin’: Pas raportimeve për lidhjen e saj me Capital T, reagon Adrola Dushi

Ka kohë që në media rozë raportohet për një lidhje mes dyshes.

Dhe, së fundmi u raportua se modelja bashkë me këngëtarin e kanë kaluar natën së bashku derisa ai i ka dhuruar edhe lule.

Ndërkohë, pas këtyre spekulimeve modelja ka reaguar siç duket përmes një storie në Instagram derisa është shprehur e revoltuar.

‘Qentë le t’lehin, karvani ecën. Qenie mizore’, ka shkruar Adrola, teksa njërën pjesë e ka etiketuar me hashtag.

Ndryshe, edhe pse me thashetheme të shumta nuk dihet nëse dyshja janë apo kanë qenë ndonjëherë në lidhje dashurie.