Qeni tronditi pronarin gjatë një shëtitjeje: Nga qetësia e pastër u hodh në baltë

Përdoruesi i TikTok, Kaela Cardillo nga Waterloo, Kanada publikoi një video në profilin e saj @hank.and.gus që u bë virale dhe mblodhi mbi 10 milionë shikime.

Videoja tregon retriverin e saj, Hank, duke u rrotulluar në baltë, ndërsa ajo shikon e pafuqishme nga anash teksa leshi i tij kthehet nga e artë në kafe në vetëm disa sekonda.

Cardillo i tha Newsweek se asaj iu desh ta pastronte qenin për ditë të tëra. Hank zakonisht i pëlqen të hidhet në një liqen aty pranë, por atë ditë ai gjeti një pellg me baltë dhe nuk hezitoi para se të hidhej brenda.

@hank.and.gus After hours of baths, multiple shampoos, he’s still brown…#goldenretriever #dogfail ♬ You're Fucked – Ylvis

“Sa herë që thahej, unë do të gjeja vetëm depozita të reja balte të fshehura në lesh”, tha ajo. “E gjithë vetura dhe banja ishin me baltë, unë duhej ta laja vetë sepse asnjë nga sallonet e qenve nuk kishte një takim në dispozicion. Fëmijët e mi dhe unë ishim të mbuluar me baltë sepse ai filloi të kërcente mbi ne nga emocioni”.

Përdoruesit e TikTok e quajtën videon gazmore. “Gjithçka që mund të them është – fat të mirë”, ka shkruar një përdorues.

“Nga një retriever i artë në një çokollatë”, “Është ndoshta dita më e lumtur e jetës së tij”, “Aw, shumë qesharake”, shkruan të tjerët. /Telegrafi/