Qendra e studentëve bëhet pjesë e fushatës shtetërore antidrogë

Shefi i TaskForcës Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, ka pritur në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Në këtë takim, palët janë dakorduar që Qendra e Studentëve dhe Studentët e Universitetit të Prishtinës të bëhen pjesë e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë e që zyrtarisht do të filloj në muajin tetor bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hasani, e vlerësoi shumë të nevojshme participimin e Qendrës së studentëve në këtë fushatë duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve banues në këtë qendër.

Derisa Sfishta u shpreh se, “Kosova ka pasur nevojë që të përfshihet në një fushatë të tillë vetëdijësuese duke pasur parasysh statistikat dhe raportimet publike për dukurinë në rritje të përdoruesve të narkotikëve e që kryesisht janë të rinjtë, lidhur me këtë ne si Qendër do t’i marrim të gjitha masat ligjore dhe detyrat që ndahen nga TaskForca me qëllim që së bashku të arrijmë objektivat për një rini pa narkotikë”.

TaskForca Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla dhe Qendra e Studenteve planifikojnë aktivitete të përbashkëta vetëdijësuese për dukuritë negative tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë brenda Qendrës së Studentëve.

loading…