Putin “justifikon” luftën kundër Ukrainës: Ekzistenca e vendit tonë është në rrezik

Vladimir Putin ka thënë se ekzistenca e Rusisë si shtet është në rrezik, duke iu referuar luftës së vendit kundër Ukrainës. Duke folur me punëtorët në një fabrikë aviacioni, Putin përsëriti pretendimet se Perëndimi synonte të shkatërronte Rusinë.

Ai ka akuzuar më parë Perëndimin për përdorimin e Ukrainës si një mjet për t’i shkaktuar një “humbje strategjike” fqinjit të saj.

“Pra, për ne kjo nuk është një detyrë gjeopolitike, por një detyrë e mbijetesës së shtetësisë ruse, duke krijuar kushte për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe fëmijëve tanë”, tha ai sot.

Nga ana e tyre, SHBA, Britania e Madhe, BE dhe aleatët e tjerë kanë thënë se po ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur veten kundër një pushtimi të stilit perandorak.