Puthje e ledhatime në prapaskenat e “Për’puthen”, dalin video të një çifti tjetër

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” u transmetuan pamjet e dy prej konkurrentëve teksa shkëmbenin puthje në buzë në prapaskenë.

Megjithatë, ata të dy kanë zbuluar se puthja që ndodhi në prapaskenë nuk ishte e mirëfilltë, por ishte padashje.

Pas transmetimit të pamjeve , Sara është ngritur nga karrigia dhe i ka dhuruar një tjetër puthje Rinianit duke thënë: Kjo është një puthje evropiane. Unë doja ta demonstroja live.

Por ajo ç’ka u ka shpëtuar shumë prej ndjekësve është një InsaStory i Sarës ku shkruan: “Cigare pas seksit”, ndërkohë që në dorë mban një cigare.

Në këtë video Sara ndodhet në prapaskenat e Përputhen, pikërisht aty ku shkëmbeu puthjet me Rinianin.