Punonjësi i kopshti zoologjik ngacmon luanin në kafaz, kafsha e egër ia këput gishtin e dorës

Ky është momenti rrëqethës kur një luan ia këput gishtin punonjësit të një kopshti zoologjik, pasi futi gishtin në kafaz duke e ngacmuar luanin para syve të vizitorëve. 

Video u xhirua në kopshtin zoologjik të Xhamajkës, afër Santa Cruz, kur në ato momente ishin rreth 15 vizitorë që u tronditën nga rasti tragjik.

Në video shihet momenti kur burri po ngacmonte luanin, duke i futur gishtërinjtë në kafazin e luanit për ta prekur në kokë.

Megjithatë luani ia kafshon punonjësit gishtin, ndërsa tentonte me të forcë ta largonte dorën.

Punonjësi e vendosi këmbën në një pengesë, në mënyrë që të fitonte baraspeshim dhe e mbante krahun e djathtë me dorën e tij të majtë, e gjatë gjithë kohës u mundonte që ta largonte gishtin dhe dorën nga goja e luanit.

Ndërkohë nuk arriti ta largonte gishtin nga dhëmbët e luanit ku si pasojë iu këput. /Telegrafi/