Punëtori paraqitet i veshur si Spiderman në ditën e fundit të punës (Foto/Video)

Jo më xhaketë dhe kravatë. Për ‘lamtumirën’ e tij të fundit në vendin e punës, dukshëm të padëshiruar, një punonjës ka vendosur të paraqitet ditën e fundit në zyrë i veshur si Spiderman.

Ngjarja ndodhi në San Paolo në Brazil, ku burri është shfaqur mes tavolinave dhe kompjuterëve me kompletin e kuq dhe blu të superheroit Spiderman.

Nuk dihet identiteti i këtij nëpunësi të bankës, i kthyer në një ‘super hero’ për rrjetet sociale që kur fotot dhe pamjet e tij nisën të qarkullojnë në internet.

Kolegët kanë vlerësuar xhestin e tij, duke buzëqeshur të kënaqur.

Iniciativa duket se ka xhindosur drejtorin.

“Po e çmend”, lexohet në dixhiturën e një fotoje.

Për të mos lënë shije të hidhur, Spiderman-i i improvizuar ka shpërndarë karamele për kolegët gjatë kohës që po largohej.