Punëtorëve të sektorit publik u dalin edhe shtesat e shtatorit

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator për punëtorët e sektorët publik.

Kështu ka konfirmuar Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë.

“Dje janë ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator dhe sot 50 euro për muajin tetor, për punëtoret e administratës”, tha shkurtimisht Sefaj për Demokracia.com.

Ndryshe, dje ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të ekzekutohen shtesa për punëtorët e sektorit publik, për muajin shtator.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, ka shkruar ai.