Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, iu është drejtuar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, për sqarimin e palëve me të drejtën e lëvizjes brenda dhe jashtë komunave të futura në karantinë, duke vlerësuar paraprakisht se mund të keqkuptohet nga ana e Policisë së Kosovës dhe mund të ketë pengesa në lëvizje për zyrtarët e industrisë së sigurimeve.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, i ka kërkuar ministrit Vitia, që të ia sqarojë policisë se sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, institucione financiare janë: kompanitë e sigurimeve dhe të punësuarit në industrinë e sigurimeve bëjnë përjashtim nga kufizimi i lëvizjes dhe rrjedhimisht nuk është e nevojshme leje speciale e lëvizjes.

“Këtë shqetësim po e përsërisimin edhe sot sepse kemi pas shumë raste kur të punësuarit e kompanive të sigurimeve u janë nxjerrë telashe dhe janë penguar me rastin e hyrjes në komunën e Prishtinës, e nëse kjo nuk evitohet shpejtë atëherë problemet do të paraqiten edhe neser e në vijim, çka do të ishte në kundërshtim me rregullin e vendosur për kufizimin e lëvizjes” ka shkruar Mazreku