Humanizëm

Punëtorët e KEK-ut të interesuar të dhurojnë gjak

Punëtorët e Kosovës B gjatë ditës së sotme kanë dhuruar gjak.

Sipas punëtorëve të KEK-ut ky veprim është para se gjithash çështje humane, kurse zyrtarë nga transfuzioni i gjakut janë shprehur të kënaqur me interesimin e punëtorëve për të dhuruar gjak.

Driton Azemi, punëtor i KEK-ut tash e katër vjet çdo herë dhuron gjak. Gjak dhuron tash e sa kohë edhe Enis Restelica. Duke thënë se është  i gatshëm të dhurojë gjak sa herë që ka aksione të tilla.