Punë e kryer, Ozil i ka ditët e numëruara te Arsenali

Ozil së shpejti pritet t’i thotë lamtumirë Arsenalit.

Pas pothuajse tetë sezonesh në Arsenal, Mesut Ozil do të ndërrojë skuadër dhe ligë gjithashtu.

Ai është rrugës për t’u transferuar në Turqi te Fenerbahce si lojtar i lirë dhe gjithçka do të zyrtarizohet sapo të hapet afati kalimtar i janarit.

Këtë vendim e ka marrë tashmë 32-vjeçari pas sezonit të vështirë me Arsenalin, pasi s’ka bërë asnjë paraqitje në sezonin 2020/21.

Ai e ka veshur 254 herë fanellën e Arsenalit, ka shënuar 44 gola.